Disa me shije më të mira, e të tjerë me preferenca, që shpesh cilësohen edhe komerciale, të gjthë dëgjojmë muzikë.

Vështirë të njohësh dikë që nuk e pëlqen muzikën. Por një këngë të bukur ne thuajse gjithnjë e lidhim me këngëtarin, që shpesh në kohët moderne do të thotë me imazhin e tij, edhe pse për një projekt muzikor punojnë shumë njerëz, që jo pak herë janë edhe çelësi i suksesit të një kënge.

Po kush na qenka ky çelës suksesi kaq anonim? Bëhet fjalë për rolin e DJ në muzikë. Erdi Xhemollari tregon për pasionin e tij, ndërsa rrëfën se si duket jeta e natës në Tiranë sipas këndvështrimit të tij.

Ai konfirmon atë fenomen që të gjithë ne e kemi vënë re, që të rinjtë zbaviten gjithnjë e më pak, së paku në dukje. “Në lokalet e natës në Shqipëri, çereku kërcejnë të tjerët rrinë e bëjnë foto”, thotë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb