“Mesi duhet ndaluar që në aeroport, pasi është e pamundur ta bësh këtë në fushë”. Në këtë mënyrë ishte shprehur disa vite më parë një trajner spanjoll përpara se skuadra e tij të përballej me Barcelonës. Me këtë frikë pret sfidën e vajtjes në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve edhe tekniku i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer.

Maxresdefault
Maxresdefault

“Djajtë e kuq” presin sot në mbrëmje në tempullin e tyre “Old Trafford” skuadrën katalunjase, por tekniku norvegjez sheh më larg, teksa është i bindur se kualfikimi do të vendoset vetëm pas ndeshjes së kthimit. “Mendoj se Champions dhuron rezultate shumë të çuditshëm dhe Barcelona e di mirë këtë. Janë dy ndeshje dhe gjithçka do të vendoset pas asaj që do të luhet në “Camp Nou”. Gjithsesi, kjo sfidë është shumë e rëndësishme. Sa i përket Mesit, të gjithë e ditë se çfarë mund të bëjë. Por Barcelona nuk është vetëm Mesi”, ka thënë Solskjaer në konferencën zyrtare për mediat.

Pogba.v1
Pogba.v1

Dy janë lojtarët që shqetësojnë Manchester United, Markus Rashford dhe Nemanja Matiç, në dyshim për t’u aktivizuar nga minuta e parë. Ndërkohë, me të gjithë arsenalin e rëndë ka udhëtuar drejt Anglisë trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde.

07494533
07494533

“Jemi optimistë, pasi zakonisht dimë të përgjigjemi në mënyrën më të mirë në ndeshje të tilla të rëndësishme. Por nuk ka asnjë garanci. E sigurt është që duhet të zgjidhim këtë përballje dyshe që në sfidën e parë”, ishin fjalët e trajnerit të Barcelonës.

Barcelonatraining0904c
Barcelonatraining0904c

Me titullin kampion thuajse të sigurt në La Liga, Lionel Mesi dhe shokët e tij mund të përqëndrojnë të gjitha energjitë te Champions, ku renditen mes favoritëve kryesorë për të fituar trofeun. Për të shpërblyer këto pritshmëri, “Pleshti” do të formojë sulmin e frikshëm bashkë me Suarez dhe një mes Dembele apo Kutinjo. Kjo është dilema e vetme e Valverde sa i përket formacionit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb