“Djajtë e kuq” e kanë shumë të vështirë të dalin nga kriza e madhe që i ka mbërthyer, me janarit që shihet si një “varkë shpëtimi”, por përpara se të blejnë janë të detyruar të shesin. Ruben Amorim kërkon një sulmues të ri me çdo kusht, për këtë arsye drejtuesit e United kanë nxjerrë në shitje Marcus Rashford.
Sulmuesi anglez është kthyer në një objektiv për disa klube, madje edhe në Serie A, ku Milan, Juve e Napoli janë të gatshëm të plotësojnë çdo kërkesë financiare, por United nuk preferon ta lë të lirë në formë huazimi, i duhen para kesh për të investuar në sulmin e ri. Nga Gyokeres te Vlahovic, Kolo Muani dhe Osimhen, të shumtë janë sulmuesit për të cilët United po kërkon informacion.
Një tjetër çështje shumë e rëndësishme është edhe ajo e Kobbie Mainoo. Man.United po negocion prej kohësh me talentin e tyre të akademisë për të rinovuar kontratën aktuale e cila i përfundon në 2027.
Talenti 19-vjeçar nuk e ka pritur mirë ofertën e fundit të United, 12 milionë euro në sezon, për të dhe përfaqësuesit e tij kjo është një shifër e ulët. Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Chelsea, me blutë që janë të gatshëm t’i ofrojnë kushte të tjera financiare mesfushorit anglez.
(BalkanWeb)