Man.United ka nisur prej kohësh të projektojë të ardhmen, ku objektivi kryesor i klubit është të gjejnë një qendërsulmues.

Victor Osimhen ka qenë një prioritet, një emër i shumë i lakuar në ishull, por sipas Guardian, nigeriani tashmë është vetëm një plan B, pasi drejtuesit e “djajve të kuq” kanë vendosur të përqendrojnë të gjithë forcat për të transferuar në Old Trafford kapitenin e Tottenham, Harry Kane.

Harry
Harry

“Bomberi” anglez pëlqehet shumë edhe nga Bayern Munich, duke bërë që në verë të jetë një “betejë” e vërtetë milionash.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb