E ardhmja e Pogba është e gjitha për tu përcaktuar. Në daljen e tij të fundit publike, mesfushori francez shprehu dëshirën për tu larguar nga Man.United: “Pas tre vitesh këtu mendoj se ka ardhur momenti për tu nisur një aventure të re”, theksoi Pogba, por me sa duket drejtuesit e klubit kanë një tjetër qëndrim, mbi të gjitha trajneri Solskjaer.


The Sun
The Sun

Sipas mediave britanike, Solskajer është duke u përpjekur të bind kampionin e botës: “Qëndro këto dhe bëhu një legjendë”, mësohet ti ketë thënë trajneri Pogbas. Man.United do të përpiqet të përmbush egon e francezit, në “Old Traford” mund të këtë mundësinë të konkurrojë në nivele të larta si në Premier League ashtu dhe në Champions League.


Pogba
Pogba

Pavarësisht deklaratave dhe lajmeve të fundit, Pogba nuk do të hezitoj në asnjë moment të largohej nga Man.United nëse Real Madrid apo Juventus plotëson kushtet e “djajve të kuq”. Nuk dha një përgjigje përfundimtare për të ardhmen e Pogbas as menaxheri i tij Mino Raiola, i cili nga Torino ku po shoqëron De Ligt theksoi se asgjë nuk është e mbyllur, të shohim në ditën në vijim.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: