Merkato e verës ishte shumë e nxehtë në aksin Torino-Mançester, dy klubet Juve dhe United u përfshin në negociata për një shkëmbim të bujshëm Dybala-Pogba. Telenovela u mbyll përkohësisht me një fund aspak të lumtur, të paktën jo për Pogban i cili u detyrua të qëndroj tek United. As Dybala nuk mori plotësisht atë që dëshironte, qëndroi tek Juve por nuk arriti të fitoj një vend në formacionin e Sarrit.


Dybala
Dybala

Ky diskutim pritet të ndizet sërish në janar pasi Man.United do të provoj dhe një herë të afroj në skuadër Dybala. Sipas “Manchester Evening News”, Solskjaer ka vendosur fantazistin argjentinas në majën e listës së dëshirave. “Djajtë e kuq” do të shfrytëzojnë pikërisht faktin që Dybala nuk po arrin të gjejë hapësira në formacionin e Sarrit, situatë e cila nëse nuk ndryshon mund të sjellë largimin e tij nga Torino.


Eriksen Manchester United Transfer
Eriksen Manchester United Transfer

United nuk investoj shumë në këtë merkato verë, më shumë ishte protagonist në dalje por në janar stafi drejtues ka vendosur të ndërhyj për të përforcuar ekipin. Jo vetëm Dybala, United ka piketuar edhe lojtarë të tjerë si Eriksen, Milinkovic-Savic dhe Sancho i B.Dortmund.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb