Djali 19-vjeçar i Heidi Klum, Henry Samuel, bëri debutimin e tij në pasarelë. Samuel bëri paraqitjen e tij të parë në pistë të martën, duke ecur në shfaqjen Haute Couture të Lena Erziak për koleksionin Pranverë-Verë 2025. Djali i Klum eci në pistën e Hôtel le Marois në Paris, i veshur me dy kostume të zeza. Në të parën kishte një xhaketë të hapur në shpinë dhe një rrip të gjatë të lidhur në bel, ndërsa i dyti shoqërohej me një shall.
Shikoni videon
Like mother like son. Heidi Klum shares a video of her son Henry’s runway debut during Paris Fashion Week. pic.twitter.com/FGc3bFh8KS
— Mr. Pop (@MrPopOfficial) January 29, 2025
Heidi Klum nuk ishte e pranishme në këtë event, por përmes një postimi në Instagram ka treguar mbështetjen për djalin e saj. Modelja 51-vjeçare, e cila e ka djalin Samuel nga martesa e saj me Seal, ka ndarë foto nga pasarela.
Duke folur për Vogue Germany, Samuel foli për përvojën e tij të parë të modelimit. “Jam më shumë i emocionuar sesa nervoz. Do të jap maksimumin dhe do të përpiqem të shijoj çdo moment në maksimum”, deklaroi ai para show.
Ai zbuloi gjithashtu se nëna dhe motra e tij Leni Klum, e cila bëri debutimin e saj si modele në Javën e Modës në Berlin në vitin 2021, i dhanë disa këshilla të dobishme. “Lenny më tha të shikoja drejt përpara dhe të ecja sikur po balancoja një libër në kokën time. Nëna ime më tha të bëja më të mirën dhe të mos harroja të argëtohesha”, tha ai. Më pas ai shtoi: “Nëna ime shpesh më kujton qëndrimin tim, kështu që përpiqem të ndjek këshillat e saj. ”
Kur u pyet nëse gjithmonë ëndërronte të ndiqte hapat e nënës së tij në modë, ai u përgjigj: “Jo domosdoshmërisht. Kam shumë pasione, sport, muzikë, kinema dhe modë. Dua të përfitoj nga përvojat e ndryshme krijuese që kam në dispozicion për të gjetur rrugën e duhur për të ardhmen time”, përfundoi ai.