SHBA


Në 19 qershor të vitit të kaluar aktorja e njohur Eva Longoria solli në jetë fëmijën e saj të parë. Ajo dhe partneri i saj Jose Baston u bënë me djalë të cilin e pagëzuan me amrin, Santiago Enrique.


Dy ditë më parë vogushi festoi 1-vjetorin e lindjes dhe Eva publikoi disa nga fotot më të ëmbla të tij që nga lindja e deri më sot. Ajo së bashku me fotot ka bërë dhe një status emocionues për ditëlindjen e djalit.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në fotot e djalit Eva shkruante se nuk mund ta besonte sa shpejt ka kaluar koha e që tani Santiago nuk është më një bebe, por një fëmijë.

“Kur ndodhi kjo? Ky vit ka qenë viti më i bukur i jetës sime. Të kisha këtë shpirt të bukur , ta ngrija çdo ditë nga gjumi dhe ta vendosja çdo natë në gjumë, ka qenë thjesht magjike. Çdo buzëqeshje dhe tingull që lëshonte është një lumturi e pastër. Faleminderit që më zgjodhe mua si nënën tënde. Të dua shumë dashuri”- shkruante Longoria bashkangjitur një fotoje në ‘Instagram’.
(BalkanWeb)

Etiketa: