Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e plotë të kandidatëve për deputetë të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit. E në mesin e kësaj liste gjendet edhe emri i Shqiptar Demaçit, i biri i Adem Demaçit.

Në listën e PDK-së, janë gjithsej 110 kandidatë, ndërsa “Dekada e re” nuk dallon nga ajo e vjetra, ashtu siç pretendonte kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

PDK, është partia e cila pas tri ditësh dorëzimi të listës në Këshillin Qendror Zgjedhor ka publikuar listën, të cilën e ka mbajtur shumë fshehtë nga qytetarët.

Kadri Veseli ka premtuar se në listat e kandidatëve për deputetë nga radhët e PDK-së nuk do të ketë persona me të shkuar kriminale. E megjithatë në mesin e kësaj liste gjenden edhe Xhavit Haliti, Rrustem Mustafa.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb