Sot në Aqarevë bëhen 20 vjet nga rënia e dëshmorit, Xhafer Avdullahu.

Në këtë ditë djali i dëshmorit, Berati ka thënë disa fjalë për komandantët e luftës, që sot janë bërë milionerë. Ai ngre pyetjen se a është kjo Kosova që do të dëshironte babai i tij.

Postimi i djalit të dëshmorit:

Sot bëhen 20 vite nga rënie e dëshmorit të kombit, Xhafer Avdullahi. Por, a është kjo Kosova që luftoi babai im e krejt ata që nuk janë sot më? A është kjo Kosova që do të donte ta shihte Komandanti Legjendar Adem Jashari? A është kjo Kosova që do t’i bënte të lumtur gjithë dëshmorët, po të ishin gjallë?

A luftuan ata që komandantët e tyre të bëhen milionerë, përderisa shumë ushtarë të tyre kanë bërë vetëvrasje nga varfëria e thellë, shumë të tjerë janë larguar nga vendi thellësisht të dëshpëruar? A luftuan që fëmijët e tyre ta shijojnë lirinë në vendin e tyre, apo të bredhin rrugëve në shtetet e huaja në kërkim të një jetë më të mirë? Ku mbeten komandantët që në luftë ndanin kafshatën e gojës me ushtarët e tyre, madje edhe një tym cigareje e ndanin bashkë?

Ku jeni? Pse nuk po jepni përgjigje? Pra, çdo njëri prej nesh e ka një përgjigje për gjitha këto pyetje. Përfundimisht të gjithë janë të pakënaqur me te arriturat e Kosovës 20 vjet pas luftës.

Baba, unë biri yt!

Nder dhe respekt për të gjithë ata që edhe 20 vjet pas luftës për çdo përvjetorë vizitojnë familjet dhe varrezat e dëshmorëve në nder dhe kujtim për ata që pa gjakun e të cilëve ne sot nuk do ta gëzonim lirinë.

 (d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb