Djali i të ndjerit këngëtarit Dr Flori feston sot 5-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të veçantë, s’kishte si të mungonte një urim nga bashkëshortja e këngëtarit.
Ajo ka publikuar disa foto të Danielit të vogël, që shoqërohen me disa fjalë të ëmbla.
“Danieli 5 vjec. Gezuar ditelindjen shpirti ime! Te duam shume shume heroi im i vogël, djali im perfekt, dashuria ime”, shkruan bashkëshortja e këngëtarit’.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Por një urim tjetër emocionues ka ardhur nga Landi Hysit, miku i ngushtë i Dr Florit.
Landi thotë se Danieli e ka mësuar të besojë dhe të qëndrojë i fortë.
“Daniel Kondi!
Ti ke lindur për një qëllim!
S’ke folur shumë e megjithatë më ke mësuar dhe treguar shumë!
Me vepra (nga gropa e luanit) më ke treguar të BESOJ, të
qëndroj i fortë e të mos dorëzohem!
Faleminderit shumë Dani!
Shumë Gëzuar Datlindjen shëndet e jetë të gjatë! komenton Landi.


Danieli është fëmija i dytë i të ndjerit Dr Florin. Ai dhe bashkeshortja kane edhe nje vajzë.


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb