Jemi mësuar t’i shohim fëmijët e ministrave dhe politikanëve të publikojnë foto, ku tregojnë jetën luksoze, por një gjë e tillë duket se nuk ndodh me të gjithë.

Këtë e dëshmon djali i ish-ministrit të Infrastrukturës në Kosovë, Lutfi Zharku, i cili ndonëse ka mbaruar fakultetin me rezultate shumë të mira, punon në ndërtim. Ka qenë ish-ministri që ka uruar djalin e tij për ditëlindje përmes një fotoje të publikuar në Facebook. Në postimin e tij, ai shkruan se djali i tij ka përfunduar fakultetin, ndërsa punon si punëtor ndërtimi.

“Ariani im sot i mbush 24 vjet. Ka kryer Fakultetin Ekonomik si student i shkëlqyeshëm, por prodhon beton. Po e përjeton si çdo i ri se sa vështire fitohet rroga.

Po e ndërton personalitetin e një te riu punëtor dhe te ndershëm qe te jetoje prej punës se vet. Edhe sot nuk ka pushim. Çdo dite e me shume po behet burrë. Uroj te jetoje 100 vjet me shëndet, i lumtur dhe me nder”, shkruan ai.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb