Djali i Jakup Krasniqit, Altini, edhe zyrtarisht është bërë pjesë e PDK-së.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
“Sot, po mirëpresim një zë të ri në Partinë Demokratike të Kosovës — por që është i rrënjosur thellë në trashëgiminë e shërbimit, sakrificës dhe përkushtimit të palëkundur ndaj vendit tonë!”, ka shkruar Krasniqi.
Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i UÇK-së, ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe themelues i Partisë Nisma.