Autori i plagosjes sot në Tiranë është identifikuar nga policia si Klajdi Kodra, 31 vjeç, nga Laçi. Po kush është autori Klajdi Kodra, një emër jo pak i njohur për policinë?

Më 12 gusht të vitit 2016 ai u arrestua nga policia për plagosje, një ngjarje e ndodhur tek “Komuna e Parisit” më 3 gusht të vitit 2016, por rezulton autor edhe i 3 plagosjeve të mëparshme, për të cilat ka kryer edhe burg.

31-vjeçari Klajdi Kodra është djali i nënkampiones së qitjes Lindita Kodra, i cili u arrestua për atentatin e ndodhur në gusht 2017 tek Komuna e Parisit ku mbeti i plagosur 26-vjeçari Lorenc Hoxha, si një nga bashkëpunëtorët, bashkë me Dejvis Rrustemaj.

Kodra është dënuar disa herë më parë për veprat penale “plagosje”, “vjedhje”, “Armëmbajtje pa leje”.
Më datë 03.08.2016 në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, Kodra ka plagosur, duke e goditur në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit me sende të forta shtetasin Flamur Cullhaj, 39 vjeç i dënuar më parë. Gjatë konfliktit pati edhe të shtëna me armë në ajër.

  • foto galeri
  • foto galeri

Tre plagosjet dhe atentati

Në vitin 2010, në rrugën “Vasil Shanto” mbetën të plagosur vëllezërit Klajdi dhe Roland Çeço, 25 dhe 27 vjeç. Policia asokohe shpalli në kërkim 20-vjeçarin Klajdi Kodra, si autor i dyshuar për plagosjet.

 

Ndërkaq, në vitin 2011, 21-vjeçari Kodra ka qëlluar me armë për të vrarë një 26-vjeçar, i cili fatmirësisht shpëtoi. Sipas policisë, u shpall në kërkim shtetasi Klajdi Fatmir Kodra.
Në rrugën “Ymer Kurti”, në Tiranë, pas një grindjeje për motive të dobëta, midis Kodrës dhe shtetasve Roland Laçi dhe Elvis Burimi, në grindje e sipër dyshohet se shtetasi Klajdi Kodra ka qëlluar me armë zjarri, duke plagosur shtetasin Roland Laçi, 26 vjeç, me banim në Tiranë.

 

Ndërkaq, në vitin 2013, ndodhi një plagosje me armë zjarri pranë Liqenit Artificial. Personi i plagosur, Klajdi Kodra është qëlluar me plumb në këmbë. Plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ku shkas dyshohet të ketë qenë një çështje e lëndëve narkotike.

Por shtatorin e 2016 Klajdi Kodra ka shkaktuar edhe një tjetër incident. Pasi ka dalë nga burgu ai është konfliktuar me një polic dhe i ka grisur edhe uniformën.

Policia kishte ndaluar atë dhe shokun e tij Bledar Matoshi, 27 vjeç pasi lëviznin me armë nëpër qytet. Më pas, Kodra i ka kundërshtuar forcat e rendit dhe i ka grisur uniformën policit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb