TIRANE – Ai njihet si ish­futbollisti simpatik që tashmë i është dedikuar biznesit dhe bën përshtypje për stilin e jetës plot udhëtime dhe shije speciale në blerjet që bën, sidomos për “dashurinë” e tij: makinat e veçanta. Fundjavën e kaluar, Fatmir Hysenbelliu është shndërruar në personazhin më të klikuar të mediave dhe portaleve sociale, pasi është fotografuar rastësisht nga kalimtarë në zonën e ish­Bllokut në Tiranë, ndërsa dilte nga një makinë e veçantë e markës “McLaren” 570 gt.
45877
Shumë persona kanë ndaluar të bëjnë foto, video apo selfie pranë makinës së Onit, sepse nuk u kanë besuar syve dhe u është dukur si ëndërr, që mund të shihnin kaq afër një makinë të kësaj marke, pasi më parë kompania ka prodhuar makina të tilla vetëm për “Formula 1”. Oni është poseduesi i parë i një makine të tillë që hyn për herë të parë në Shqipëri, e cila ka kushtuar 250 mijë euro. Oni e ka bërë të vetën direkt sapo është prodhuar në nëntor 2016, ndërkohë që është model i vitit 2017.
4545487
I pyetur sa ka shkuar kilometrazhi i makinës në 1 javë që ai e ka përdorur makinën e tij të re, Oni tregon për “”Panorama”: “Mund të them se nuk ka bërë ende as 200 kilometra, pasi deri tani kam qarkulluar me makinën e re vetëm brenda për brenda Tiranës, pra s’kam shkuar ende as në Durrës. Gjithsesi kam menduar që udhëtimin më të gjatë me Mclaren¬in tim ta bëj në Monte Carlo, për Krishtlindje”. Ky model “full option” është i pari që hyn në Shqipëri dhe një nga 15 të tilla që janë shitur në Europë.
h2
Futbollisti i njohur i disa klubeve në Shqipëri, pasi ndoqi disa akademi të famshme në botë, tashmë i është përkushtuar biznesit. Janë të veçantë personazhet e famshëm në botë që kanë një “McLaren” 570 gt.
45478
Ata kanë pushtuar rrjetet sociale dhe kanë marrë vëmendjen e të gjithëve, pasi jo çdokush mund ta ketë një të tillë. Mes të famshmëve në botë që kanë blerë një makinë të tillë, sportive dhe të shtrenjtë mund të përmendim: Lewis Hamilton, Miley Cyrus, Drake, Calvin Harris, David Beckam, Paris Hilton etj.

15355971_10211404052396353_1998982905_n (1)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb