Një tjetër shqiptar së shpejti mund t’i bashkohet elitës së futbollit italian, edhe pse ende nuk ka luajtur asnjë ndeshjen me Kombëtaren kuqezi. Bëhet fjalë për djalin e ish-kapitenit të Shqipërisë, Rudi Vata, Rocco, që shihet si një nga talentet më premtues në Europë.

18-vjeçari ka shkëlqyer me të rinjtë e Celtic në Skoci dhe disa herë madje është grumbulluar dhe në skuadrën e parë. Kjo gjë ka zgjuar interesin e disa klubeve në Europë dhe këtë gjë e ka konfirmuar vetë eksperti i merkatos, Fabrizio Romano.

Sipas tij, në garë për të është Bologna, e cila po bën gati një ofertë për të bindur “keltët” që në janar. Bologna për momentin ndodhet në vendin e pestë në Serie A, vetëm 1 pikë larg zonës Champions, ku synon të marrë pjesë sezonin e ardhshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb