Djali i vogël i Sokol Olldashit, deputetit të ndjerë demokrat që humbi jetën në një aksident automobilistik në nëntor të 2013-ës ka sot dilindjen.

Kleiti mbush sot 15 vjeç, por këtë gëzim nuk ka mundur ta ndajë dot me të atin. Për të gjitë ata që kanë uruar më të voglin e familjes Olldashi është kujdesur gjyshja e tij t’ju përgjigjet. Nëna e Sokol Olldashit, Kozeta Mamaqi i ka falenderuar për gjithçka, nëpërmjet Facebook-ut.
koz
“Te nderuar miq, qe morret kohe nga koha juaj per te na uruar me rastin e ditelindjes se Kleitit, nga zemra ju falemderoj, duke shprehur mirenjohjen dhe respektin per ju. Qofshi te nderuar dhe te gezuar ne familjet tuaja”, shkruan nëna e Sokol Olldashit në Facebook.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb