Në të ardhmen nuk i dihet, por për momentin kombëtarja e Shqipërisë e ka humbur shansin për të patur një tjetër Vata. Ndoshta nuk do të ketë të njëjtën karrierë si babai Rudi, por fakti që grumbullohet nga përfaqësuesja U-15 e Irlandës do të thotë diçka. Rocco Vata, djali i ish-futbollistit dhe kapitenit të Shqipërisë pritet të debutojë me kombëtaren irlandeze.


20191029192123 Art
20191029192123 Art

Federata e saj përfitoi nga origjina e mamasë së tij, An Frensis për të ftuar 14-vjeçarin, që është pjesë e akademisë së klubit gjigand të futbollit skocez si Celtic. Kjo zgjedhje e djalit sigurisht që bën krenar Rudi Vatën, por nga ana tjetër le një shije zhgënjimi tek ai, pasi askush në Federatën e Shqipërisë nuk u interesua për të.


Vgata
Vgata

“Njerëzit në Shqipëri e dinë përmes rrjeteve sociale se ai është zgjedhur nga Irlanda. Por nëse Shqipëria do të kishte qenë profesionistë, të tregonte ndonjë interes dhe të bënte detyrat e shtëpisë, ata do ta kishin njohur që Roko po luante për Sëlltik dhe do të kishin kontaktuar me mua. Ata nuk treguan asnjë lloj respekti, dëshire apo profesionalizmi dhe nëse nuk e bëjnë këtë, ai kurrë nuk do të luajë për Shqipërinë”, ka thënë Vata në një intervistë për të përditëshmen “Scottish Sun”, duke lënë gjithsesi të hapur derën për të ardhmen.
(Balkanweb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb