KOSOVË


Në 20-vjetorin e zhdukjes së veprimtarit të shquar Ukshin Hotit, ka folur djali i tij tashmë deputet i Kuvendit të Kosovës, Andin Hoti. Në një bisedë tejet emocionuese Andini tha se ka shpresa që babai i tij mund të jetë i gjallë.


“Ndoshta dikund është gjallë, me mban kjo shpresë”, tha Andin Hoti në Frontal të T7. Po ashtu ai shpresoi se shumë shpejt do të themelohet një Tribunal që do t’i gjykojë krimet e serbëve në Kosovë.


Në seancën e Kuvendit të Kosovës sot është folur shumë për Ukshin Hotin dhe të pagjeturit e tjerë. Fjalë të mëdha janë thënë për Ukshin Hotin nga secili lider i shtetit.