Barcelona nuk ia ka doli të mposhtë Juventusin në ndeshjen e kthimit në “Camp Nou”, duke mos arritur asgjë më shumë se një barazim me rezultat 0-0, duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 3-0 nga dy ndeshjet, ndërsa Juventus vazhdon rrugën për në gjysmëfinale. Në përfundim të ndeshjes mbrojtësi italian i Juventus, Leonardo Bonucci që ishte një ndër më të mirët në fushë, shkëmbeu fanellën me Lionel Messin, duke u shprehur i lumtur që shkëmbeu fanellën me lojtarin më të mirë në botë, edhe pse djali i tij do të ishte më i lumtur nëse do ishte fanella e Belottit.

“Me kënaqësi mora fanellën e lojtarit më të mirë në botë, ishte diçka e veçantë për mua, dëshiroja që një ditë të ndërroja fanellën me lojtarin më të mirë në botë dhe jam i lumtur që ndodhi. Sidomos djali im do të gëzohet shumë, edhe pse do të gëzohej shumë më tepër për fanellën e Andrea Belotti”, tha Bonucci.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: