Psikologia terapiste Eralba Zenelaj në emisionin “Open” në News24 duke folur për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij, tha se është një ngjarje e rëndë.
“Djali im është 14 vjeç, ishte shok skuadre me Martinin. Djali im është i ngrirë fare pas kësaj ngjarjeje, sikundër edhe unë si nënë, apo ne si prindër jemi të ngrirë. Kemi një situatë ku fëmijët janë konfuzë nga kjo ngjarje e rëndë”, tha Zenelaj.
Ajo u shpreh se “djali im thotë se Martini ishte një djalë i qetë, futbollist i mirë, djalë i qetë dhe që bënte humor”.
“Djali im ka ngrirë, nuk ka një shfaqje emocionale”, tha Zenelaj. Ajo tha se edhe djali që ka kryer vrasjen është fëmijë, nuk duhet ta trajtojmë si një kriminel të rritur.
“Fëmijët funksionojnë në mënyrë emocionale, ka një grumbullim mllefi që më pas shpaloset në këtë mënyrë inati”, tha Zenelaj.