Herën e fundit që ishte për vizitë në familjen Çela, Elvis Naçi i premtoi kryefamiljarit se shqiptarët do u qëndronin pranë. Familja pasi mori përgjigjen pozitive të analizave kishte prerë me urgjencë biletat për të udhëtuar drejt Ankarasë me autobus. Ky do ishte një udhëtim rraskapitës dhe tëper i rrezikshëm për shëndetin e brishtë të 7 vjeçarit, Selmanit. Elvisi dhe Sidriti takuan kryefamiljarin, Mustafain.

Sidriti i zgjat Mustafait një letër ku janë të printuara biletat për gjithë familjen. Ata do të nisën me avion duke shmangur kështu udhëtimin e stërgjatë dhe të mundimshëm me autobus. Mjekët ishin habitur sesi familja do ta transportonte djalin e vogël për më shumë se 30 orë në rrugë tokësore. Kjo do të ishte vërtetë e rrezikshme. Me lajmin e mirë se biletat e avionit janë siguruar nga shqiptarët Mustafai i jep lajmin edhe bashkëshortes. Por surpriza nuk përfundon këtu, “Fondacioni Firdeus” i dhuroi familjes 5000 euro për të siguruar disa para për qëndrimin në Ankara.

https://www.youtube.com/watch?v=IW8gsFxw6yQ&feature=youtu.be

“Kemi bërë një pagesë për t’ju lehtësuar qëndrimin, ushqimin apo për të paguar si fillim përkthyesin. Këtu ke vërtetimin që 5000 euro kanë kaluar në bankë për ti tërhequr” tha Elvisi
Mustafai: Jam shumë, shumë i lumtur që vëllezërit tanë nuk na harruan. Më keni mbështetur shumë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb