Historia që do të trajtohet ditën e sotme ka të bëjë me një çift bashkëshortesh, prindër të 5 fëmijëve. Ata kanë kërkuar të rrëfejnë historinë e jetës së tyre, pasi edhe pse sot në një moshe 63 vjeç bashkëshortja dhe 64 vjeç bashkëshorti, kanë konflikt dhe probleme madhore me djalin e tyre.
Sipas rrëfimit të tyre, djali ka marrë në emër të prindërve një kredi të madhe në vlerë dhe nuk është përgjigjur kurrë, ndërsa banka tashmë ka të bëjë me prindërit të cilët jo vetëm që nuk janë në pension, por edhe kempi që merrnin për shkak të sëmundjeve që kanë kaluar, ua kanë ndërprerë.
“Mora burrin dhe shkuam morëm kredi. Djali mi kërkoi që të lante borxhet. Nuk e ksiha menduar që fëmija të bënte varrin. Edhe të dua të punoj askush nuk më merr në punë sepse jam e sëmurë. Një bodrum që kemi në pronësi e kemi lënë garanci në banka.
I kemi paguar ne këstet me pensionin e invaliditetit të bashkëshortit, por që nga dhjetori pensioni i është ndërprerë dhe nuk kemi me se e paguajmë.
Djali ka rreth 7 vite që jeton i ndarë nga ne. Jetojmë afër por nuk flasim. Paguajmë 467 mijë lekë në banka çdo muaj. Tani nuk kam me se i paguaj sepse marr vetëm unë 10 mijë lekë të reja në muaj”, u shpreh 63-vjeçarja.
(BalkanWeb)