TIRANE- Një përballje e rëndë ka qenë ajo e Brikenit me babain e tij, Ilir Mirdita live në një studio televizive. Teksa dëgjonte babain e tij në një lidhje telefonike, 17-vjeçari i cili ishte sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në “News24” ka reaguar duke deklaruar publikisht se ai e rrihte tërë kohës.

Brikeni tregoi një episod të dhunshëm, kur babai e kishte rrahur aq shumë në sy të gruas së tij të re, saqë i kishte grisur dhe rrobat, duke e çuar zbardhur në shtëpinë e së ëmës.

“Lërë ato mashtrime ti se e di unë se kush je. Më kë rrahur me ke mbytur në dru. Më ke rrahur në sy të asaj (gruas së re), me ke nxjerr jashtë me rrecka të grisura dhe zbathur. Jam gjaku yt, mos u shtir me mua. Ja këtë më ke bërë ti mua.”, tha Brikeni.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: