Sot në emisionin ‘’Me zemër të hapur’’ në News 24, të autores dhe moderatores, Evis Ahmeti është trajtuar historia e një 55-vjeçari, babai i tre fëmijëve i cili që pas divorcit me ish bashkëshorten nuk i ka parë as nuk i ka takuar fëmijët.
55-vjeçari i është drejtua redaksisë së emisionit me një letër.
55 vjeçari rrëfen se prej shumë vitesh vajzën e madhe nuk e takon dhe as ka komunikim me të , më tej ai rrëfen se edhe me fëmijët e tjerë ai komunikon shumë rralle.
Debatet mes çiftit kanë nisur rreth vitit 2015-të kur ata kanë jetuar në shtetin grek.
55-vjeçari rrëfen se bashkëshortja e tij kishte mendime të përbashkëta me familjarët e saj por edhe të tij, çka ka bërë që 55-vjeçari të konfliktohej me ish-gruan e tij sepse kjo e fundit nuk i merrte parasysh mendimet dhe vendimet e tij, shprehet 5-vjeçari.
Më tej ai tregon se fejesa e martesa kanë qenë kohë shumë të mira për çiftin, por vitet e fundit kanë nisur konfliktet ku 55-vjeçari nuk e mohon që edhe ka ushtruar dhunë ndaj ish gruas së tij, në momente nervash.
Ndërkohë që gjatë transmetimit live të emisionit, është kontaktuar edhe ish-bashkëshortja e 55-vjeçarit.
Kjo e fundit ka rrëfyer se 55-vjeçari nuk ka shfaqur interes për tu kujdesur për fëmijë.
Teksa mes lotëve ajo shprehet se para disa kohësh ai i ka dërguar vajzës një sms ku i thotë se vendin e ke te babai im.
Rrëfimi i ish-gruas së 55-vjeçarit:
”Vajza është 29-vjeçe dhe ai e ka keqtrajtuar dhe e ka rrahur vajzën, dhe ne u ndamë.
Unë kam bërë punën time që fëmijët ta respektojnë, por vajza më ka thënë që nuk se nuk do ta shohë me sy.
Vajzën e madhe e ka keqtrajtuar dhe ajo nuk do të ketë lidhje me të.
Ai e di që vajza po ecën shumë mirë, dua që fëmijët të mi lejë të qetë, unë i kam shkolluar kam sakrifikuar me ata.
Ai vajzës i shkruan mesazhe që vendin e ke ku ka vajtur babai im, vajza nuk di shumë mirë shqip dhe unë nuk ja përktheva, por si mund tja thuash një fëmije vendin e ke atje ku ka shkuar babai im…”, tha ajo.