Historia e dhimbshme e Auretës u trajtua sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 si një nga historitë e shumta të grave dhe vajzave te të cilat familja dhe fati ka vendosur gjithçka.
E martuan me mblesëri, u bë nëna e një djali, por pas shumë peripecive dhe vuajtjeve të kaluara në familjen e bashkëshortit mësoi se ai kishte probleme shëndetësore.

Djali i vogël u sëmur rëndë disa herë për shkak të papërgjegjshmërisë së treguar nga ana e të atit të gjyshit.

Si gjithmonë ishte Ilirjani vëllai i Auretës, i cili i përgjigjej çdo kërkesë për ndihmë duke e marrë nipin e duke e çuar në spital. Sipas Ilirjanit, pavarësisht dëshirës që nipi të rritej me baba kjo dukej e pamundur ndaj dhe vendosën që e motra të ndahej dhe djalin e vogël ta rrisnin vetë.

Nipi ka përfituar që nga lindja statusin e jetimit dhe merrte nga shteti një pension të vogël të cilin ja kanë hequr. Ilirjani dhe Aureta e shohin këtë si një padrejtësi të madhe dhe bëjnë apel që vogëlushi të marrë atë që me ligj i takon.

“U fejova me mblesëri, mbeta shtatzani pas 7 muajsh dhe shkova të jetoj në shtëpinë e tij, Isha 5 muaj shtatzënë doli djalë. doktori it ha do bëjmë analizë AND-je ai thoshte nuk është fëmija im. Unë kam rënë dakord të bëj analizën e AND, ai pastaj nuk hodhi firmën. Ai pine shumë, besoj se akuzuat i ka bërë nga pija. Ika nga ajo shtëpi, djalin e linda tek prindërit e mi”, – tregon ajo.

Por dy vite pas ndarjes, Aureta thotë se u bashkua me ish-bashkëshortin pas lutjeve të tij.

“Aty nisën sërish vuajtjet. Bashkëshorti jetonte në kushte të vështira dhe djali u sëmur disa herë. Madje me ka ndihmuar vëllai për të blerë ilace, se pot ë ishte për të, djali do vdiste”.

Vëllai i saj, Ilirjani tregoi në studio: “Shkova e mora nipin tim me forcë. Ai nuk donte të më linte. E mora nipin në krahë dhe e çova në spital pasi ishte në gjendje të rëndë dhe i ati e mbante në shtëpi”.

Ilirjani thotë që pas atij momenti nuk e la më nipin në shtëpinë e të atit.

Aureta nuk e regjistroi kurrë atësinë e djalit dhe që prej lindjes ai përfitoi një pension, por tani që gruaja është rimartuar, pensioni thonë se nuk i takon më. Pikërisht për të rifituar pensionin e djalit, që Aureta thotë se i takon, pasi nga babai biologjik nuk ka përfitur kurrë asgjë, ajo kërkoi sot në studio ndihmën e ekspertëve.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: