Ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier, ku një çift të moshuarish ka mbetur i bllokuar në banesën e tyre që digjej, ka tronditur opinionin.

Në ndihmë të tyre ka ardhur një i ri, i cili ka rrëfyer për News24 edhe momentet kritike.
Romeo Mersini, tregon se të moshuarit i kanë thënë që djali ka spërkatur bombolën e gazit me benzinë.

“U ktheva nga puna, më thotë i moshuari: O Romeo, ndihmë. U futa mes zjarrit i thashë: Çfarë ke? Mu dogj shtëpia, tha. Dera ishte e hapur.
Zjarrin e fika me kova me ujë, më ndihmuan dhe fqinjët atje. Të parin nxora të moshuarin tek ballkoni dhe më pas nxora të moshuarën”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb