Artur Zenelaj nga Vlora i cili dy muaj më parë humbi djalin e vetëm rrëfehet në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24.

Babai rrefeu ngjarjen si u njoftua dhe çfarë ndodhi me hetimin. Mario Gavani u vetvra në datën 25.04. 2019, ai u hodh nga kati i nëntë i banesës ku jetonte së bashku me bashkëshorten e tij.

Arturi rrëfen se telefonatat e fundit që ka bërë me të birin i kanë lënë të kuptojë se ai ka qënë në presione të vazhdueshme nga e ëma. Arturi thotë se prej vitesh është ndarë me bashkëshorten, sipas tij kjo e fundit ka qënë shkaku që i biri mund të ketë ndërmarrë aktin e vetvrasjes.

Arturi rrëfeu raportin që ka pasur me të birin, i cili përpara se të vetvritej ka lënë edhe një letër e cila nuk arriti të ruhej sekrete nga policia e Vlorës. Ndërkohë babai ngre dyshimet e tij për hetimin e bërë nga prokuroria.

Ai thotë se nuk është pyetur kurrë nga ky organ kopetent për hetimin e situatës madje edhe kur ky i fundit është interesuar javë më parë për hetimin, është informuar se dosja e të birit i ka kaluar sërisht policisë. I revoltuar vjen sot në studio për ti bërë apel prokurorisë si dhe për ti dorëzuar kësaj të fundit një sërë provash që sipas tij, kompromentojnë bashkëshorten e tij dhe të djalit.

Emisioni me “Zemër të Hapur” i është drejtuar zyrtarisht Prokurorisë së Vlorës për të ditur nëse çështja është pushuar nga hetimi si dhe nëse ka ndonjë konkluzion rreth aktit të vetvrasjes.

Unë dyshoj që djali nuk ka qenë i vetëm në shtëpi në momentin kur ka kryer aktin. Dyshoj që e shoqja e djalit ka qenë aty brenda. Kishte ushqim të sapo gatuar në shtëpi. Kush ia bëri atij? Nuk është marrë asnjë shenjë gishtash. Dyshoj që është një dorë që e nakatos gjithë këtë punë, dyshoj që djali është shtyrë drejt vetëvrasjes. Denoncoj të shoqen e djalit, edhe të ëmën nga ana e edukimit që i ka dhënë, denoncoj një polic në Vlorë që e ka kërcënuar djalin. Dua të di si është e vërteta. Gjërat janë të dyshimta”,- thotë Arturi.

Telefonatat e zbardhura me nusen

Nusja: Marjo ka gojën shumë të keqe. Ti e di që je duke u bërë gjysh

Arturi: Po e di më tha dhe u gëzova

Nusja: Ti nuk ke faj, por do flasim, do mundohem të vi të takohemi nesër patjetër

Telefonata tjetër

Nusja: S’po më përgjigjet Marjo në telefon

Arturi: As mua s’po më përgjigjet…

Nusja: Se çfarë i ka thënë Lulit…

Arturi: Çfarë i ka thënë?

Nusja: Kam ik nga shtëpia unë, nuk jam aty, kam një javë që kam ikur…Shko njëherë ti trokit në shtëpi…unë i kam dhënë fund me Marjon… por ai po ju thotë njerëzve se do vrasë veten nuk e kuptoj se çfarë ka

Arturi: Unë po e marrë në telefon po ai nuk përgjigjet

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb