TIRANË

Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, ka ardhur historia e një babai që kërkon të birin për të cilin thotë se keqtrajtohet nga e ëma. Fatmiri është 36 vjeç dhe jeton në Tiranë. Vite me parë u njoh dhe dashurua me një vajzë me të cilën ndërtoi dhe familje.


Gjithçka shkonte mirë fillimisht, ai kishte punuar që 14 vjeç në emigracion dhe përpiqej ta bënte të lumtur me çdo gjë. Jetonin në Holandë ndërkohë që ajo vendosi ta braktiste dhe të ikte në Gjermani e të kërkonte azil. Fatmiri thotë se për të fituar azilin sajoi një skenar sikur ai e dhunonte e keqtrajtonte. Ajo nuk qëndroi dot atje dhe u rikthye. Me ndërmjetësimin e familjarëve vendosi të ribashkoheshin me njëri-tjetrin. Nga kjo martesë erdhi në jetë një djalë i cili aktualisht është 3 vjeç e gjysmë.

Pavarësisht faljes së dikurshme ajo nuk e donte më këtë martesë dhe pasi e denoncoi sërish për dhunë në polici u largua. 36-vjeçari thotë se kurrë nuk e ka dhunuar, por policia besoi versionin e saj të sajuar. Për djalin kujdeset ajo, por ai si baba është i shqetësuar pasi i biri po neglizhohet dhe keqtrajtohet nga e ëma.


“I kam blerë fustan 500 euro, këpucë 400 euro. Gjërat që i kam blerë asaj, femrat shqiptare nuk i kanë parë as në ëndërr…
Nuk çohej t’i jepte djalit gji. Rrinte gjithë natën në ‘facebook’. E merrja djalin ia fusja në gji. Nuk e kam dhunuar. Jam dënuar 1 vit e gjysmë për dhunë, 8 muaj gjykim të shkurtuar.
E ka thyer xhamin me gju dhe ka thënë se më ka dhunuar. Ka dalë nga shtëpia duke ulëritur, unë e futa brenda prej dore për punë të djalit. Ajo ia futi me gju xhamit. Unë kam qenë në Kavajë në punë. Më morën njerëzit ka ardhur policia. Më morën policët më thanë duhet të paraqitesh”, tha Fatmiri.


Ai kërkoi ndihmë që të kishte të paktën kontakte të shpeshta me djalin ndryshe nga vendimi i gjykatës, si dhe ish-bashkëshortja e tij të mos ushtrojë dhunë ndaj të birit.
“S’dua që fëmija im të thotë kam ngrënë vetëm tek bebat. S’dua që të ma prekë me dorë, ky është problemi im, kaq dua. Unë do i përgjigjem me gjithçka”, apeloi Fatmiri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb