GJIROKASTËR

Gazetarja Brikena Metaj ka sjellë për “BalkanWeb” dëshminë e dy banorëve nga Bularati, të cilët kanë deklaruar se policia nuk ka lejuar të hyjë djalin e tyre në Shqipëri. Ata kanë thënë se policia e ka marrë me pranga në duar që në Kakavijë dhe e kanë shoqëruar djalin e tyre 30-vjeçar në komisariat.

“Në komisariat e kanë pyetur për qëllimin e ardhjes, nëse ka qenë i pranishëm në varrim, nëse ka dëgjuar thirrje kundër shqiptarëve. Ai nuk pranoi që ka pasur thirrje antishqiptare”, thanë në një rrëfim prindërit e 30-vjeçarit nga Bularati.

Djali është kryetari i komunitetit të banorëve të Bularatit në Athinë. I pyetur nga policia se cili është qëllimi i shoqatës që kanë krijuar në Athinë, i riu ka deklaruar se është një traditë.

Dhjetëra grekë dhe minoritarë do të marrin pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të 40-ave të Konstandinos Kacifas, i vrarë më 28 tetor gjatë sulmit mbi policinë shqiptare.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb