Ka rezultuar një spektakël i vërtetë futbolli ndeshja e vlefshme për javën e dytë të “Seria A” mes Napolit dhe Milanit, e përfunduar me shifrat 3-2 për vendasit.

Skuadra e drejtuar nga Anchelotti e nisi në malore sfidën pasi në minutën e 15-t Bonaventura realizoi një gol mjaft të bukur. Napoli tenton te reagojë duke i imponuar Milanit lojën, por goli do të mungonte.

Atë që nuk bëjnë napolitanët e bën Calabria në fillimin e pjesës së dytë, duke dyfishuar shifrat. Krijohet përshtypje se nxënësi Gatusso ka arritur të dalë mbi mësuesin Anchelotti, por jo.

Të kaltërit nga ky moment do të nisnin përmbysjen e madhe. Super Zielinski në dy raste, në minutën 53-t dhe 67-t, do realizonte dy gola, duke barazuar shifrat dhe duke rindezur shpresat për pikët e plota.

“Djalli” struket dhe sulmet e njëpasnjëshme të Napolit konkretizohen me Mertnes në minutën e 80-t, që i dhuron tifozëve në “San Paolo” një fitore dramatike dhe shumë domethënës.

Napoli pas 2 javësh ngjitet në kuotën e 6-t pikëve, po aq sa Juventusi. Ndërsa për Milanin kjo ishte ndeshja e parë, pasi sfida me Genoa-n u shty për shkak të shembjes së urës në qytetin e kësaj të fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: