GRAMSH- Vetëm një shi mund të ndalte revanshin e kryeministrit Edi Rama në këtë fushatë intensive me takime dhe udhëtime të shumta nga veriu në jug të vendit. Kjo ka ndodhur gjatë takimit elektoral për prezantimin e kandidates së koalicionit të majtë në Gramsh, Luljeta Dollani.

Teksa fliste para banorëve, një shi i rrëmbyeshëm e ka ndërprerë Ramën dhe të gjithë janë zhvendosur pranë pallatit të kulturës. Por edhe aty kryeministri nuk ka qenë me shumë fat, pasi roja i pallatit të kulturës nuk kishte me vete çelësin për të hyrë brenda. Kjo gjë ka bërë që kryeministri Rama të presë për disa minuta, i mbështetur me shtyllën mbajtëse të ndërtesës.

E ndërsa shiu vijonte, Rama ka qëndruar aty në pritje të çelësit, për  të vijuar më pas fjalimin e ndërprerë, këtë herë në ambientet e pallatit të kulturës. Por dhe aty fjalimi pas asaj që ndodhi nuk ka zgjatur më shumë se 4 minuta.

 

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: