Nga: ZONJA VJOLLCA
8 copa mesatare djath
2 lgj miell
80 gr vaj ulliri
Kripë, piper i zi

Presim djathin në copa mesatare 2 feta për racion. Vendosim tiganin ndërkohë me vaj të ngrohet.Pudrosim copat e djathit me miell dhe i vendosim në tigan. I skuqim sa të zverdhet pak mielli nga të dy anët. Po tek yndyra e mbetur hedhim miellin që teproi, e kaurdisim atë sa të zverdhet pak dhe shtojmë në të ujë sa të marrë trajtën e një salce, e lemë të marrë një valë salca dhe vendosim në të përsëri copat e djathit. E lemë dhe djathin të marrë një valë me qëllim që salca të marrë dhe shijen e djathit. E rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e shërbejmë të ngrohtë.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb