NGA ZONJA VJOLLCA

 

500 gr djathë i butë

100 gr domate të thara

1 thelpi hudhër

2 lugë gjelle uthull e bardhë

5 lugë gjelle vaj ulliri

30 gr ullinj të zi

30 gr ullinj jeshil

Rozmarinë

Koper

Piper i zi

 

Vendosim në një tas vaj ulliri, piper të zi, uthull, hudhër dhe rozmarinë. I trazojmë mirë duke shtuar më pas domatet e thara të prera në copa të vogla, ullinjtë dhe në fund djathin të prerë në kubikë. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit, i mbulojmë me një celefon ose i vendosim në një kavanoz me kapak duke i ruajtur për ti shërbyer sipas dëshirës.

(d.b/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb