Nga Zonja Katerina
Përbërësit
400 gr djathë të bardhë, 1 spec i kuq, 1 spec djegës, 1-2 domate, Kripë, piper të zi, Piper të kuq, rigon, Vaj ulliri.
Përgatitja
Në një letër kuzhine vendosim djathin të prerë në feta (nga 100 gr për person). Vendosim mbi çdo fetë djathi 1-2 fetëza spec, 1 fetë domate, pak piper të kuq dhe pak spec djegës ose fara speci. E spërkasim në fund me pak vaj ulliri, kripë, rigon dhe piper të zi dhe e vendosim në furrë për 10-15 minuta.