Analisti Fitim Zekthi, teksa komentoi zhvillimet e djeshme në Kosovë, ku një polic u vra nga një grup i armatosur serb, theksoi se Vuçiç nuk e do dialogun.

I ftuar në emisionin ‘Open’ në News24, Zekthi tha se dje ishte një ditë e keqe për nacionalizmin serb.

“Vuçiç është ekspozuar si njeri që nuk e do dialogun, që ka luajtur me hipokrizi dhe ka mbajtur Kosovën të destabilizuar dhe ta prishë ta dëmtojë. Kurti është i fortë dhe Vuçiçi i dobët. Secila prej palëve mundohet t’i vërë frerë asaj që ndodh. Mendoj se Vuçiç e ka të pamundur që të mbajë qëndrime që bien ndesh nacionalizmit serb. Brenda Serbisë ka korridore, rryma që e detyrojnë atë që të mbajë qëndrim radikal. Ajo që bëri dje Vuçiç që tha; nuk e njohim Kosovën, është pika më e ulët e një presidenti që udhëheq Serbinë. Dje ka qenë një ditë e keqe për nacionalizmin serb, pasi u ekspozuan ato errësira nacionaliste, ndaj tha; më mirë na vrisni, ne nuk e njohim Kosovën. Të gjithë po e quajnë sulm terrorist dhe Vuçiç duhej të ishte shkarkuar.”, tha Zekthi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb