Policia e Pogradecit zbardh ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në zonën industriale, ku u dogj një automjet tip “BMW X6”.

Policia ka arrestuar në flagrancë edhe një 33-vjeçar me inciale M.T, si autor të dyshuar të kësaj ngjarje.

Policia thotë se shtetasi i arrestuar dyshohet të jetë personi që i ka vënë zjarrin mjetit të 46-vjeçarit J.M. për arsye që nuk bëhen ende të qarta.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: