Policia e Durrësit ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar lidhur me djegien e dy mjeteve.

Mësohet se një nga mjetet është e kryeinxhinierit të OSHEE, Arben Alushi.

Ashtu siç edhe shihet nga pamjet e siguruara nga Balkanweb, pjesa e përparme e makinave është shkrumbuar, ndërkohë që ende nuk ka informacione në lidhje me shkaqet e ngjarjes, dhe nëse ajo është e qëllimshme apo jo.

Policia thotë se është ngritur një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e detajeve.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 17, në automjetin tip “Benz” të parkuar, në pronësi të shtetasit A. A., ka rënë zjarr.

Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një automjet tjetër, në pronësi të shtetasit E. H., që ishte i parkuar pranë automjetit tip “Benz”.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: