News24 ka siguruar faturën financiare të dëmeve nga seanca e 30 shtatorit, ku përveç sjelljes brenda godinës së Parlamentit, deputetët e opozitës dogjën në formë proteste edhe karriget në oborrin e Kuvendit.
Gazetari Ergys Gjençaj raporton se sipas dokumenteve, llogaritet që shuma e dëmeve arrin në 764.922 mijë lekë, ndërsa përgjegjës konsiderohen deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledian Nallbati dhe Elda Hoti.
Secili prej tyre është ngarkuar me zhdëmtimin e një vlere respektive, vlerë që duhet të shlyhet deri në 20 Nëntor, ose ndryshe do t’u mbahet nga paga.
Fatura, dëmet e shkaktuara në shumën 764.922 mijë lekë
Gazment Bardhi duhet të zhdëmtojë demet me vlerë 209.175 lekë
Flamur Noka duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 187.455 lekë
Bledian Nallbati duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 187.455 lekë
Elda Hoti duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 180. 837 lekë
Kujtojmë se në seancën e 30 shtatorit u dogjën dhe dëmtuan 30 karrige, tapeti ceremonial në hyrje të sallës së seancave plenare dhe stema e Republikës brenda në sallën e seancave
(BalkanWeb)