TIRANË

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në KZAZ e vendosur në shkollën “Shejnaze Juka” në Shkodër, ku një grup personash i vunë zjarrin me qëllim djegien e materialeve zgjedhore.

Ministrja Shahini shkruan në ‘Facebook” se dhuna është ushtruar nga PD e cila ka paralajmëruar sipas saj për të tjera shkolla sot. Shahini thekson se me dhunë nuk merret pushteti.

“Dita e fundit e mësimit është ditë e gëzueshme për nxënësit, të cilët kanë mbyllur mësimet, përshëndeten me shoqet e shokët dhe fillojnë pushimet.
Por dhuna e ushtruar nga PD dje në shkollat e Shkodrës dhe paralajmërimi për të tjera shkolla sot, na bëri të shtyjmë këtë ditë të dashur për nxënësit në këto shkolla!
Më vjen keq që partitë e pashpresa, në sajë të dëshpërimit të tyre elektoral, po dhunojnë gjithçka që u del përpara! Por me dhunë nuk merret pushteti dhe këtë fakt shpresoj ta kuptojnë sa më parë!”, shkruan Shahini.

Shahini Fb
Shahini Fb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb