VLORE

Pesë makina u shkrumbuan gjatë natës në zonën e njohur si Uji i Ftohtë, në qytetin e Vlorës. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Përmes një shënimi në faqen e tij të ‘Facebook’, Berisha shkruan se pas ngjarjes në qytet u gjetën fletushka me fjalët ‘Faleminderit deputeti ynë që shpëtove Pabllon tonë’.

Balkanweb
Balkanweb

Sipas Berishës, e gjithë ngjarja ishte një festë për pranimin e gjykimit të shkurtuar të Klement Balilit. Ish-kryeministri shprehet se autorët pasi dogjën makinat veshën uniformat dhe u kthyen në rradhët e narkopolicisë.
Postimi i Berishës
Narkomafia shteterore e Vlorës shënoi sonte një rekord te ri.
Miq, sonte ne Vlore mafia e droges lau hesapet dhe mbolli terrorin e saj mbi popullaten duke djegur pese makina.
Ajo festoi per gjysem denimin e Eskobarit nga Ediskobari. Ne qytet u gjeten fletushka me fjalet: Faleminderit deputeti yne qe shpetove Pabllon tone.
Zjarrvenesit hoqen maskat, veshen uniformat dhe u kthyen ne drejtim te paditur ne radhet e narkopolicise! sb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb