Policia e Tiranës po vijon hetimet intensive për të zbuluar autorin e djegies së makinës së këngëtarit Flori Mumajesi, ndërsa nga pista e hetimit janë përjashtuar disa persona me të cilët Flori kishte konflikte.
Nga vetë dëshmia e kantautorit Mumajesi, por edhe fakti që ndodhen jashtë Shqipërisë prej disa ditësh, janë përjashtuar nga ngjarja dy vëllezërit Endri dhe Stefi Prifti, por edhe këngëtari Ernest Duka.
Endri Prifti, në një postim bërë nga Amerika, Endri Prifti, nuk mohon debatet për muzikën, por i quan sajesa të shpifura akuzat.
Statusi i Endri Priftit
Ju pershendes ne mes te luleve. Mbrekullia vete, po ja degjova deri ketu ne Las Vegas erdhi lajmi. Ne po shijojme disa dite pushimi me miqte tane duke vazhduar me tej, me koncertet tona ne gjith Ameriken e bukur. Per tu cuditur nuk mendoja se do arinin te mendonin deri ketu. Ne kemi lindur edhe ritur se bashku me muziken, i kemi sherbyer dhe na ka sherbyer ne jeten tone. I kemi sherbyer duke studiuar dhe punuar dhe na ka sherbyer per keta qe Jemi dhe per te jetuar ne dashuri me familjet tona, me shoke e me miq, qe gjith jeten japim dhe marim dashuri dhe respect. Ne mund te debatojme per muziken dhe shijet tona, per me teper kur ato i bejme te hapura dhe publike, shprehim mendimin tone te sinqerte per
festivalet etj rreth muzikes, por nuk kemi menduar ndonjehere te bejme gjera kaq te cpifura sic po flitet andej per djegien e nje makine. Ne i urojme shendet edhe 10 makina te tjera te kete cdokush ne ate vend, ne e pergezojme dhe i urojme zoti ja shtofte cdokujt te mirat. Keta Jemi ne, kjo eshte e verteta jone, kjo eshte krenaria jone dhe faqe bardhesia jone transparente. Gezuar festat te gjitheve me shendet dashuri e gjith te mirat. I love you
Hetimet për këtë rast vazhdojnë për dy pista të tjera, atë të ndonjë konflikti për shkak të biznesit privat që ka në pronësi këngëtari, apo të ndonjë problemi personal që ai mund të ketë me persona të tjerë, që lidhen edhe me këngën e fundit që ai ka publikuar.
Zjarri që përfshiu garazhin e pallatit që ndodhet prapa Postës nr.8 në Tiranë shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, duke djegur plotësisht tri automjete dhe dëmtuar dy të tjera. Makina tip “MercedesBenz S Class”, në pronësi të Flori Mumajesit, që ishte edhe objektivi i autorit, i cili i vuri flakën pasi derdhi mbi të dy shishe me benzinë, u shkrumbua plotësisht. News 24 dhe BalkanWeb publikuan edhe momentin kur një person ende i paidentifikuar hynte në parking me një qese, brenda së cilës dyshohet se kishte benzinë dhe dilte disa minuta pasi i kishte vënë flakën.
(ma.ar/BalkanWeb)