TIRANE

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, është shprehur se opozita nuk kishte asnjë rrugë tjetër përveç asaj të djegies së mandateve. Analisti Bushati, tha se kjo zgjidhje duhej bërë që me zgjedhjen e Arta Markut si Kryeprokurore me votat e mazhorancës.

“Për mua opozita duhet ta kishte bërë këtë akt, që në momentin që u zgjodh kryeprokurorja me 69 vota. Shqiptarëve u është rrëfyer një narrativë, se USA dhe BE do bëjnë reformën në drejtësi dhe këtu do rregullohen gjërat. Kur u pa shenja se reforma u përdhos, opozita nuk kishte cfarë bënte atje. Unë e di këtë debatin, mund të kishim një opozitë të virtytshme me një forcë të tillë, të cilën Edi Ramën me banditë, me oligarkë dhe pronarë mediash mund ta mundnin.

Nuk e kemi një opozitë të tillë, por kemi një sipas përmasave të shoqërisë sonë, sic kemi mediat dhe OJQ. Kjo opozitë u gjend jo në garë të barabartë, por me garën e GJushit dhe Avdylëve, paratë e vjedhura në unazë, me mediat e kapura.

Kishte dy rrugë, ose ti kthente faqen tjetër, ose të përdorte mjete ekstra ligjore. Kam kohë që e them, më në fund u bindën edhe PD dhe LSI”, u shpreh Bushati.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb