FUSHË KRUJË

Djegia e mbeturinave ne fshatin Halil të Fushë Krujës vijon të mbetet një problem shqetësues për banorët e kësaj zone. Ata thonë se gazrat toksike që clirohen nga djegia e mbeturinave shkaktojnë probleme në shëndetin e tyre. Drejtori i zyrës së ankesave të konsumatorëve të Shqipërisë, Hasan Stafa shprehet se për shkak të kësaj ndotje rrezikohen rreth 40 mijë banorë të kësaj zone.

Në këtë vendgrumbullim hidhen tonelata mbeturina të mbledhura nga Kruja Fushë Kruja e Kamza. Hasan Stafa pohon se situata është jashtë kontrollit, ndërsa autoritetet përgjegjëse nuk reagojnë.

Banorë të Fushë Krujës duket se janë të detyruar të jetojnë në këtë situatë. Më parë në këtë zonë ndotja shkaktohej nga aktiviteti i furrave të gëlqeres por edhe pas mbylljes së tyre ndotja e ajrit dhe e tokës vijon të jetë në nivel të lartë për shkak të këtyre mbeturinave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb