Studiuesja Falma Fshazi, në një lidhje me “Skype” nga Parisi për “Dritare me Rudinën” foli për djegien e Katedrales së Notre Dame. Fshazi u shpreh se përpara syve të saj, syve të parizienëve u dogjën mijëra kujtime.


“Notre Dame mbrëmë u dogj. Përpara syve tanë u dogjën shumë kujtime, shpresa. Literatura flet shumë për Katedralen e Parisit. Notre Dame ishte si një ëngjëll i joni, ishte siguri e jona. Në Katedrale ka një yll, e kisha merak që ta prek atë yll që të më dhuronte fat. Ishte fantastike tek shihje Notre Dame”, tha ajo.


E pyetur për faktin se si u zgjua Parisi sot në mëngjes, Fshazi tha se njerëzit kishin pak buzëqeshje, por edhe kurajo. Ajo u shpreh se parizienët sot dukeshin sikur të thoshin: “pak kurajo”.


“Në mëngjes në metro, klasa, universitete, kudo kishte pak buzëqeshje. Edhe ata pak buzëqeshje që ishin, sikur të thoshin: ‘Kurajo’. Heshtja mbretëron kudo, sepse ka zbrazti në shpirtin e çdokujt. M’u duk sikur erdhi apokalipsi”, tha Falma Fshazi.

(d.xh/ Balkanweb)