Pas djegies së Katedrales së ‘Notre Dame’, ISIS ka ndarë mesazhe në rrjetet sociale. ISIS ka publikuar një poster të katedrales në flakë krahas së cilës ndan edhe një mesazh. ISIS shkruan në posterin e katedrales ‘Paçi një ditë të mbarë’.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

“Është dita për t’i thënë lamtumirë këtij tempulli”, shton ISIS.

Nuk ka asnjë të dhënë se zjarri ishte i lidhur me terrorin, por fanatikë të ISIS kanë shijuar dëmtimin e katedrales 850-vjeçare, një simbol i civilizimit perëndimor, vetëm disa ditë para Pashkëve.

Kombi francez, Europa dhe bota u trondit nga ngjarja e paprecedentë e djegies së Katedrales, simbol kulturor në Paris. Prokurorët francezë kanë deklaruar se zjarri që ka rënë në ndërtesën e Notre Dame ka gjasa të jetë aksidental.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb