FRANCE

Punimet për restaurimin e katedrales së Notre-Dame në Paris do të zgjasin për vite me radhë. Kjo deklaratë vjen nga ministri i Kulturës Franck Riester, i cili ka thënë se duhet kohë për restaurimin e katedrales edhe pse është herët për të vlerësuar kohëzgjatjen e saktë të punimeve.

Ai tha se dy të tretat e çatisë së katedrales u shkatërruan. Së bashku me dritaret u dogj dhe e gjithë pjesa e drunjtë brenda saj, dukë bërë që të binte kupola.

Liderë nga e gjithë bota, përfshirë presidentin e SHBA-ve Donald Trump, Vatikanin zyrtar e shumë të tjerë, reaguan duke iu bashkuar dëshpërimit francez gjatë djegies së një pjese të rëndësishme të historisë së Parisit.

Hera e fundit, kur katedralja pësoi dëmtime serioze ishte gjatë Revolucionit Francez, kur statujat e shenjtorëve u grabitën nga disa persona që njiheshin si anti të krishterë. Gjithashtu godina i kishte mbijetuar edhe kryengritjes së Komunës së vitit 1871, si dhe dy luftërave botërore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb