TIRANË- Dy djem kanë dhënë spektakël në mes të Tiranës në sy të kalimtarëve të shumtë. Për arsye ende të panjohura njëri nga ta zbret nga makina dhe pasi debaton për disa sekonda e qëllon me shpullë djalin tjetër.

Kaq ka mjaftuar që mes të dyve të plasë sherri. Jo vetëm shpulla, por edhe grushte e shkelma kanë shkëmbyer në mes të rrugës.

E ndërsa në një moment duket se sherri po mbaron, djali i veshur me të zeza shkon në makinën e tij dhe nis të qëllojë me gurë që aty.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: