Ditën kur kryeministri Edi Rama kërcënoi të padisë një gazetar gjerman për botimin e përgjimeve që duket se e imponojnë atë në manipulimin e zgjedhjeve, një delegacion ndërkombëtar i organizatave të lirisë së medias arriti në Tiranë.

Lajmi është njoftuar prej tyre përmes rrjeteve sociale, ndërsa mësohet se delegacioni ndërkombëtar i organizatave të lirisë së medias do të qëndrojë në Tiranë deri më 21 qershor.

Delegacioni do të takohet me gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile, dhe anëtarë të  tjerë të medias për të përcaktuar gjendjen e lirisë së medias dhe për të mbrojtur lirinë dhe sigurinë e gazetarëve.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se do të dërgonte në gjyq gazetarin gjerman Peter Tiede për publikimin e përgjimeve në të përditshmen “Bild”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb