TIRANË

Fitorja e zgjedhjeve presidenciale në SHBA nga Donald Trump dhe ndikimi që mund të ketë në Europë dhe Shqipëri ka qenë në fokus të bisedës sot në News24, ku ishin të pranishëm Jola Hysaj, Sekretare për marrëdhëniet me publikun në PD dhe Mentor Kikia, gazetar dhe analist.

Hysaj tha se Elon Musk do jetë sekretar për demontimin e Soros dhe se do luftohet sorosizmi. Sipas saj do dalin shumë të vërteta.

“Ti mund tia dalësh është fryma me të cilën janë rritur vetë amerikanët. Një nga arsyet pse Trump fitoi, jo i vetëm, por me ata njerëz që në përditshmëri mbrojnë atë që është kulti i demokratëve.
Për sa i përket pjesës së demontimit të Soros, do të thosha që fakti Elon Musk do jetë sekretar për demontimin e Soros me të cilin Rama është i lidhur dhe ka fakte e prova, tregon qartazi që është një arritje e madhe dhe që vërteton atë që kemi thënë prej kohësh.
Ne nuk qëndrojmë te rrugica dhe dalim në terren 1 herë në 6 muaj,
Do ta tregojë koha nëse do hiqet non grata. Do luftohet ajo që ka qenë në sistemin shqiptar, sorosizmi. Do dalin shumë të vërteta”, tha Hysaj.

Nga ana tjetër Mentor Kikia deklaroi se rryma sorosiane nuk është një derë që mund ta mbyllës, por një fenomen.

“Sorosi nuk është një funksionar publik dhe nëse do duam ta heqim atë e shkarkojmë me një urdhër politik. Është një fenomen shoqëror, një nga njerëzit më të pasur dhe me influencë politike. Ajo që Soros bëri ishte krijimi i një qasjeje të re shoqërore dhe shndërrimi i saj në frymë. E përdori këtë frymë në SHBA dhe Europë. Nëse do flasim për një rrymë sorosiane nuk është thjesht një derë që mund ta mbyllësh, por një fenomen.
Ajo që e shndërroi në objekt debati dhe në Shqipëri ishte fakti që Soros me mekanizmat e tij financiar mbështeti një qasje të re dhe brenda PS-së dhe është ky lidershipi që është në pushtet. Historia e Soros është një histori e gjatë globale. Ka krijuar një klasë politike në Europë”, tha Kikia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb